Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Berisha 'gozhdon' mazhorancën në Kuvend: Po kryhet grusht shteti, mandatet po përdoren për të mbrojtur Ballukun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, ku akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të drejtësisë lidhur me çështjen e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Nga foltorja e parlamentit, Berisha deklaroi se Kuvendi po refuzon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, duke e cilësuar këtë si “grusht shteti” dhe mburojë për korrupsionin.
Sipas tij, mandatet e deputetëve po përdoren për të mbrojtur, sipas tij, “vjedhje miliardash euro nga taksat e qytetarëve”. Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës se po mbështesin në mënyrë të verbër korrupsionin dhe po pengojnë funksionimin e drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës iu referua filozofes gjermane Hannah Arendt dhe konceptit të “banalitetit të së keqes”, duke e përdorur këtë analogji për të akuzuar deputetët e shumicës se, sipas tij, po zbatojnë urdhrat politikë pa reflektim dhe pa mbajtur përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për shpërdorim fondesh publike dhe mosmbështetje ndaj qytetarëve të prekur nga përmbytjet dhe vështirësitë ekonomike, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, po ushtrohet presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
FJALIMI I PLOTE
Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë, ky parlament çdo sekondë, çdo minutë nxin për aktin antikushtetues, për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut.
Në parzmore të vjedhjeve së miliarda eurove taksa tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij.
Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e delinkuentes Lubi Balluku.
Para se të ndalem më me hollësi në këtë çështje, të dashur qytetarë dhe qytetare, dje u detyrova t’i referohem Joneskut dhe rinocerontit të tij.
Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes së shquar gjermane, Hannah Arendt.
Kjo filozofe e shquar, ndër më të mëdhatë e shekullit të shkuar, në vitet ’60 vendosi të ndjekë gjyqin kundër Eichmann, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies dhe dhomat e gazit miliona hebrenj.
Arendt u ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjithë seancat.
Mirëpo, për habinë e të gjithë atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe e madhe doli me përfundimin se kemi të bëjmë me banalitetin e të keqes apo të keqen banale.
Pra, sipas saj, në rastin e këtij burokrati xhelat nuk ishte një monstër, por ishte një njeri që nuk mendonte.
Ishte një automat që zbatonte urdhrat siç i vinin.
Ndaj Hannah Arendt la si trashëgimi filozofike të saj, doktrinën e të keqes banale.
E keni të shkruar secili prej jush në ballë.
Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve.
Ju bllokoni heqjen e imunitetit të një njeriu, që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje gjer tani, me patronin e saj ua ka vjedhë shqiptarëve.
Çfarë thotë Arendt janë personazhet e të keqes banale?
Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë.
Nuk ndjejnë përgjegjësi.
T’u bëj një pyetje tani: a jeni secili prej jush prej tyre tani në këtë moment që mbroni Lubi Ballukun? Si u duket vetja juaj?
U kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë të keqen banale dhe të shihni se si jeni prototipi i saj.
Po si ka mundësi? Po ç’të lidh ty që po të nxirrte nga partia, që të mos ngresh zërin tani?
Mirë kjo tjetra që ia ka falur shpirtin dreqit, nuk kam çfarë them për të, por ju të tjerat që bëheni avokate të saj?
A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu?
A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve?
A mendoni ju se çfarë zemërimi dhe revolte të jashtëzakonshme krijoni tek qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës? Që mezi mbyllin muajin, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre, që vdesin spitaleve se ua vidhnin ilaçet njësoj siç Tanerdie i vidhte ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Vaterlo.
Çfarë jeni ju? E keqja banale.
Si e pranoni ju këtë pozicion?
Ku është? Nuk është.
Ja, ku këtu mbrapa është përfaqësuesi i saj, që del dhe i bën avokati ministrit sepse ministri nuk mbrohet dot.
Po në qoftë se i keni analfabetë, mos i vini ministra.
Po a keni përgjegjësi ju ndaj vetes, ndaj familjes tuaj, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj njerëzve tuaj, ndaj zgjedhësve tuaj? A ndjeheni të përgjegjshëm apo jo?
Ja, u shoh unë ju.
A bëtë reagim ju nga 6 mijë familje që përmbysën një Durrës dhe rrethe të tjera dhe nuk u keni dhënë asnjë qindarkë?
A jeni ju e keqja banale e vendit apo jo?
Si mund të pranoni ju? Si mund të diskutoni ju kur të përmbyturve nuk u keni dhënë asnjë kacidhe?
A i përfaqësoni ju ata?
Jo mor jo, ju jeni e keqja banale, njerëz që nuk ndjeni asnjë përgjegjësi, që nuk mendoni dhe zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros.
Nuk është kjo për çfarë qëndroni këtu.
Po a ka gjë më të turpshme se sa të bëhesh shërbëtor i Lubi Ballukut?
A e dini ju se ajo u urren ju?
Dhe ju këtë e dini por prapë e mbroni?
A e dini se e ka kapur kreun tuaj për koke dhe këmbësh dhe ju prapë e mbroni?
Sepse u detyron kryekorruptori.
Nuk duhet të vini si automat këtu ju.
Ç’është kjo?
Ky është një akt depersonalizimi.
Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ndaj vetes tuaj, ndaj familjeve tuaja.
Se unë nuk mund të them se jeni të gjithë të përzier në Tunelin e Llogarasë? Se nuk jeni të gjithë të përzier tek Unaza e Madhe.
Po pse i merrni ju përsipër këto ju?
Se të vidhni edhe ju pak, ndryshe nuk ka kuptim.
Kjo është e keqja banale.
E keqja brirë nuk ka, kjo është.
Jeni personazhe.
Prandaj dhe kjo seancë është e turpshme.
Nuk ka kjo seancë.
Shqiptarët kërkojnë të zhbllokohet sistemi i drejtësisë.
Tani keni filluar t’i çoni mesazhe ju, t’i kërcënoni.
Mos kërcënoni prokurorët, as gjykatësit sepse Edi Rama do jetë përgjegjës për çdo akt që do kryhet ndaj tyre.
Çfarë do të thotë kjo, u arrestuan 200 banda, u dënuan përjetë 50 banditë, nuk pati kërcënime, nuk u kërcënua kush.
Kurse tani që kur është arratisur Agasi, Edi Rama u çon mesazhe njëri pas tjetrit prokurorëve, gjykatësve për t’i dekurajuar, për t’i tmerruar ata.
A e kuptoni se ku qëndroni apo jo?
Ndaj edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen me të gjithë forcën e tyre për të larguar këtë të keqe të tmerrshme banale që ka mbërthyer Shqipërinë, Edi Ramën, Lubinë dhe suitën e tyre kriminale.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43