Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Lali vjedhësi po përpiqet të lajë veten duke larguar hajdutët me të cilët vodhi

Berisha: Lali vjedhësi po përpiqet të lajë veten duke

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, denoncoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se po përpiqet të largojë përgjegjësinë e tij direkte penale te vartësit e tij hajdutë të faktuar me dosjen 5D. ‘Lali Vjedhësi po përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot e ndrynë në vrimën e miut Lali Vjedhësin, këtë tip të shpërfytyruar të qenieve njerëzore, i cili pasi ka vjedhur dhjetëra e qindra milionë, përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi.
Erion Veliaj, betimi ynë është solemn, do varesh në shtyllën e turpit të historisë.
Nuk të shpëton dot asnjë nga drejtorët që sakrifikon ti.
Nuk të shpëton dot as mercenari Altin Dumani apo ish-xhelati i Sigurimit, Arben Kraja.
Nuk të shpëton dot nga vjedhjet, nga ndëshkimi as kryehajduti i kombit, Edi Rama sepse vetë ai vrimë miu nuk do gjejë për të futur kokën e tij për krimet monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve.
Nxirr sa të duash fotografi me Aleksis Soros, se të jap fjalën e nderit se ti do të shkosh aty ku e ke vendin, kurse ai do të shpallet non-grata, non-grata, non-grata.
Në Shqipërinë e shtetit ligjor, e rendit kushtetues, Erion Veliaj, Edi Rama, anëtarët e organizatave tuaja kriminale do marrin ndëshkimet më shembullore.
Pasuritë tuaja do gjurmohen në të katër anët e botës, do u rikthehen shqiptarëve.
Do u merren hajdutëve!

Të fundit