Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha lë pas Ramën/ Shikueshmëri rekord në TikTok, 463 mijë shikime për 4 ditë

Berisha lë pas Ramën/ Shikueshmëri rekord në TikTok, 463

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë vëmendjen e shqiptarëve duke lënë pas kryeministrin Edi Rama në TikTok. Vetëm 96 orë nga hapja e faqes së tij zyrtare në rrjetin social, Berisha ka marrë 463 mijë shikime.

Shikueshmëria e profilit të Berishës në TikTok rezulton të jetë ndër më të lartat, sipas statistikave të përllogaritura nga kompania ‘Terra Ëorld’.

Për një periudhë 6 ditore, 10 tetor - 16 tetor faqja e Kryetarit të PD Sali Berisha është shumë herë më e ndjekur se e kryeministrit Edi Rama. 

Sipas statistikave, shikimet arrijnë mbi 35 mijë klikime, 3 herë më shumë se Edi Rama.

Berisha lë pas Ramën/ Shikueshmëri rekord në TikTok, 463

“Është më i preferuari i adoleshentëve dhe moshës pranë tyre. Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është i rëndësishëm. Nuk synon komunikim politik me ta, por si pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare”, ka thënë Berisha.

Sali Berisha zgjodhi një mënyrë të re të përcjelljes së mesazhit përtej figurës së tij politike, dhe rezultoi që shikimet të kenë një rritje të shpejtë.

Ajo që vihet re janë komentet pozitive dhe mbështetëse ndaj postimeve të Sali Berishës. Deri tani numri i ndjekësve në këtë platformë online, ka arritur mbi 25 mijë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit