Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Lëvizja studentore e dhjetorit është më rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë

Berisha: Lëvizja studentore e dhjetorit është më

8 dhjetorin, Ditën e Rinisë dhe Lëvizjes së Dhjetorit, kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar si lëvizjën më të rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë.

Duke folur në aktivitetin ku po promovohet libri "Midis krimeve dhe mirazheve", të shkrimtarit Besnik Mustafaj, Berisha tha se shkëputja nga diktatura nëpërmjet kësaj lëvizje kishte një rëndësi të jashtëzakonshme.

Berisha: Në ato ditë, Besniku, siç e njihni vetë, i ka me kursim emocionet dhe në këtë kontekst mund të them se ishte një vëzhgues gjakftohtë i për orshëm dhe ky pastaj të gjitha ato orë, aty koha ishte me minuta dhe orë, i ka shkrirë derdhë në ar, i ka bërë të pavdekshme, po me një realizëm dhe vërtetësi të pacenueshme.

Po të kthehemi, them se në historinë tonë, ajo ishte lëvizja demokratike më e rëndësishme dhe në historinë e lirisë, pas pavarësisë ishte lëvizja përsëri më e rëndësishme.

Unë nuk injoroj kurrsesi luftën, por gjaku që u derdh për liri, për dinjitet, solli, se historinë duhet ta themi siç është, ne kaluam nga një pushtim në një pushtim tjetër, në një diktaturë që u kushtoi shqiptarëve më shumë se në çdo regjim mizor.

Në këtë kontekst kalimi, shkëputja nga ajo diktaturë nëpërmjet kësaj lëvizje ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Të fundit