All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha lexon mesazhin në Kuvend: Sera me kanabis në Berat menaxhohej nga ish-drejtori i policisë Edmond Tarkaj

All - Paragraf - 1

Berisha lexon mesazhin në Kuvend: Sera me kanabis në Berat menaxhohej

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar në Kuvend se në serën e Beratit ku u gjetën 2 ton kanabis është përfshirë drejtori i Policisë së Beratit i cili sipas tij ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

All - Paragraf - 3

Teksa ka lexuar një mesazh denoncues, Berisha tha se ministri ka kërkuar që sera të mos preket.

Berisha: Nuk ka moral këtu. Ku është kjo. Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo. Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në çervenakë.

Ku e keni atë çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë.

Berisha lexon mesazhin:

"Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje.  U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket.

Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit".

 

Të fundit