Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Avokati i Irenës me 5

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Jashtë ambienteve të SPAK, Berisha ka folur për mediat, ku ka lexuar mesazhin që iu la prokurorëve të posaçëm.

“Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”, deklaroi Berisha.

Të fundit