Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon Shqipërinë dhe Europën, kërkohen sanksione

Berisha lexon rezolutën e IDU: Narko-shteti i Ramës rrezikon

Sali Berisha ka bërë publike rezolutën e fundit të miratuar nga Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU), të cilën e cilësoi si dokumentin më të fortë ndërkombëtar që denoncon situatën politike në Shqipëri.

Sipas tij, rezoluta, e votuar unanimisht nga rreth 83 parti të djathta në mbarë botën, është një akt i qartë akuze ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe një paralajmërim për rrezikun që “narko-shteti shqiptar” përbën për rajonin dhe Europën.

Në një deklaratë të gjatë, Berisha akuzoi mediat pranë qeverisë se kanë censuruar qëllimisht dokumentin dhe ai vendosi ta lexonte të plotë, duke theksuar se përmbajtja e tij “i dridh këmbët narko-regjimit”.

Pikat kryesore të rezolutës

Sipas Berishës, rezoluta e IDU-së:

1. Denoncon manipulimin elektoral, duke u bazuar në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025, ku flitet për intimidim, shitblerje vote, përdorim të burimeve publike dhe ndikim të grupeve kriminale në përzgjedhjen e kandidatëve të PS-së në disa bashki.

2. Kritikon mosndëshkimin institucional, duke përmendur mbi 4.500 aktivitete shtetërore të përdorura për fushatë, si dhe patronazhistët e aktivizuar për manipulim votash – përfshirë edhe votën e diasporës.

3. Paralajmëron për politizimin e drejtësisë, duke përmendur bllokimin e komisioneve hetimore, shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore.

4. Dënon çështjet e motivuara politikisht ndaj drejtuesve të opozitës, përfshirë vetë Berishën, Fatmir Mediun dhe Ilir Metën – duke i cilësuar si shembull i drejtësisë selektive.

Shqipëria si narko-shtet

Një nga pikat më të forta të dokumentit është klasifikimi i Shqipërisë si “qendër rajonale e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave”. Përmes rezolutës, IDU paralajmëron se krimi i organizuar është infiltruar në kontrata publike, ndërtim dhe turizëm, duke u kthyer në faktor destabilizues për sigurinë europiane dhe procesin e integrimit.

Berisha theksoi se ky vlerësim duhet të shqetësojë “të gjithë avoketërit e narko-shtetit brenda dhe jashtë vendit”.

Rekomandimet e IDU-së

Resozluta i kërkon institucioneve ndërkombëtare:

Kushtëzim më të ashpër në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bazuar në standardet e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të pavarur për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias.

Vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me korrupsion dhe krim të organizuar.

Rikthimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe garantimin e lirisë së medias.

Përfundimet e forta të rezolutës

Dokumenti paralajmëron se:

Bashkimi i pushtetit politik, gjyqësorit dhe krimit të organizuar përbën kërcënim serioz për demokracinë europiane.

Shqipëria rrezikon “të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar”.

Forcat demokratike shqiptare duhet të mbështeten vazhdimisht nga partnerët ndërkombëtarë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit