Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: 'Libri i zi' i zgjedhjeve e damkosi Ramën, me 2 mld euro asgjësoi zgjedhjet e 11 majit

Duke ndalur në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato të 11 majit 2025, lideri i demokratëve Sali Berisha deklaroi se opozita është privuar nga fitorja përmes përdorimit masiv të parasë publike dhe strukturave kriminale.
‘Ne kemi fituar në 2021-shin, por zgjedhjet u rrëmbyen’, theksoi ai, duke përmendur si shembull shpërndarjen e 130 milionë eurove në zona të caktuara me qëllim blerjen e votës dhe faljen e gjobave e kamatave në prag të zgjedhjeve.
Kulmi i kësaj strategjie, sipas tij, ishte falja e rreth ‘2 miliardë eurove dy ditë para zgjedhjeve’, një akt që ‘asgjëson zgjedhjet e çdo kombi, pavarësisht numrit të votuesve’.
Berisha: Ai bëri zgjedhjen e tij. Bëri zgjedhjen e tij. Dhe me '21-shin përgatiti farsën më të më të madhe në histori, 2025-ën. Farsë zhvilloi në 2023-shin. Por nuk e falëm. Jua them këtu. Ai Libri i Zi, ai Libri i Zi që publikuam dhe bëmë, ai ja nxihu faqen dhe zgjedhjet atij. Dhe në qoftë se zgjedhjet e 25-ës, e majit, u damkosën që ditën e parë, në raportin e parë si asnjëherë tjetër, u damkosën sepse sepse Libri i Zi që ne e quajtëm u faktoi, i faktoi botës se çfarë farse elektorale bën ky armik i lirisë të botës shqiptarëve.
Dhe nuk pati ndonjë, bëri gjithçka, siç e dini ju, bëri gjithçka të na nëpërkëmbë. I kërcënoi si rrugaç, si bandit, kryesorët e vëzhguesve. Pse keni shkruajtur këtë? Ku i keni argumentonin? Po ata njerëz të ndershëm, njerëz të qytetëruar.
S'kishin lidhje me bandat. Dhe jo vetëm që i qëndruan raportit, por e ridimensionuan atë. Pse ndalem unë në këtë?
Për dy arsye. Së pari, për secilin demokrat po dhe për çdo qytetar ka sot të drejtën legjitime t'i përgjigjet me çdo mënyrë dhe me çdo mjet Edi Ramës, sepse ai është një kryeministër i paligjshëm. Sepse legjitimitet nuk ka. Legjitimitet nuk ka ndonjëherë kurrë po s'doli nga zgjedhjet e lira. Nuk ka legjitimitet.
Ne jemi, ne jemi demokratë. Edhe sikur 20 vjet të rrimë në opozitë, por zgjedhjet të jenë të lira, ne respektojmë vullnetin e qytetarëve. Por ne s'duhet ta respektojmë asnjë ditë farsën elektorale.
Ne duhet të nxjerrim gjoksin tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë për t'u përballur çdo ditë me ata që e shndërruan zgjedhjet në farsë.
Miq, unë e di me shumë të drejtë se secili prej jush ka një listë vërejtjesh, kritikash për
Partinë Demokratike. Dhe u garantoj ju se në tërësi ato janë shumë të drejta. Vetëm asnjëri prej jush nuk ka të drejtë nuk ka të drejtë të mohojë të vërtetën.
Cila është e vërteta? Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Dhe secili prej, prej atyre që përpiqet ta mohojë këtë, verbërisht ose me qëllim, bëjnë punën e tij. Verbërisht ose me qëllim. Pse e them këtë? Po. Sepse, në qoftë se kjo ose qëndron, ose s'qëndron. Në qoftë se zgjedhjet mund të bëhen me Edi Ramën, atëherë ai ka bërë zgjedhje, jo farsë. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Jo.
Opozita fiton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Farsat, farsat nuk i fiton. Nuk i fiton askush përveç diktatorit. Thjesht fare, jemi këtu. Të supozojmë bashkë se në zgjedhjet 11 majit, ai nuk arrestoi në vit elektoral liderët e opozitës, si kurrë ndonjëherë. Të damkosur në katër anët për të.
Të supozojmë se ai nuk shndërroi shërbëtorët tanë. Punonjësit e administratës janë me, me definicion shërbëtorë të qytetarëve. Nuk i shndërroi në policë elektoralë. Të supozojmë për një moment se ai nuk dha në mes të fushatës 100 euro për çdo për çdo pensionist.
Të supozojmë për një moment se ai nuk ka aktivizoi hanxharët e krimit në Durrës, në Elbasan, në Korçë, në Vlorë dhe në të gjitha qarqet e vendit për të marrë votat. T'i supozojmë se asnjë nga këto. Të supozojmë se nuk dha licencën për 28,000 hektarë kanabis. Në një kohë kur ligji thotë 200 hektarë. Për një moment themi se s'ka ndodhur asnjëra prej tyre.
Por miq, 2 miliardë euro dy ditë para zgjedhjeve gjoba dhe kamata. Unë thashë, unë kur e njoftova thashë do të jenë nja 200 milionë. Tani që janë bërë faturat, dalin 2 miliardë. Që i interesojnë 200,000 familje.
Asgjësojnë jo zgjedhjet e një kombi me 1 milionë e 400 mijë zgjedhës, por asgjësojnë zgjedhjet e çdo kombi edhe me 3-4 milionë zgjedhës.
Nuk bën zgjedhje ky, prandaj edhe e drejta jonë ti vërsulemi atij, e drejta jonë për një betejë për jetë a vdekje gjer të rikthejmë votën e lirë. Ai nuk mund të qëndrojë në pushtet, ai nuk duhet të qëndrojë në pushtet, ne duhet të votojmë të lirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38