Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Libri ‘Midis krimeve dhe mirazheve’ i Besnik Mustafaj, ngjarje mes dy botëve

Berisha: Libri ‘Midis krimeve dhe mirazheve’ i Besnik Mustafaj,

Kryedemokrati ka qenë pjesë e promovimit të librit ‘Midis Krimeve dhe mirazheve’ të besnik Mustafajt.

Gjatë fjalës që mbajti, Berisha e cilësoi këtë botim si një univers të  jashtëzakonshëm, i pasur me jetë, dhe ngjarje mes dy botëve.

“Shumë faleminderit Alfred!

I dashur Besnik, të dashur miq. Së pari dua të falënderoj Besnikun për ribotimin në nder të kësaj dite, të këtij libri që unë e vlerësoj si të jashtëzakonshëm.

Është ndofta që kam lexuar më shpesh, më shumë. E vlerësoj së pari si një monument të merituar, e them me bindjen më të thellë, të mrekullueshëm, madhështor të atyre studentëve dhe Azem Hajdarit që në një hark kohor shumë të shkurtër, i ngjitën nga balta e tokës në zenit.

Me aktin e tyre u mbuluan me të gjitha laurat që një popull i shtypur mund të ju jepte aty.

Librat janë, nuk ka asgjë që të jenë, asnjë univers më i gjallë se libri nuk është.

Në këtë kuptim ‘Midis krimeve dhe mirazheve’ i Besnik Mustafës, është një univers i jashtëzakonshëm, i pasur me jetë, ngjarje, zhvillime nga dy botë. Një botë që po vdiste dhe një botë tjetër që po lindte, një epokë që po shkonte dhe një epokë që po vinte”, u shpreh Berisha.

Të fundit