Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës

Berisha: Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë ballkonit. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me Kongresin e PS-së i cili u mbajt ditën e sotme si dhe ndryshimet në qeveri.

Miqtë e mi! Kongresi nuk kishte asnjë fjalë për qytetarin. Nuk kishte asnjë fjalë për rrogat, pensionet.Nuk kishte asnjë fjalë për kujdesin shëndetësor, shkollat. Kongresi zulmonte vjedhjen dhe korrupsionin e madh. Në paradën e tyre, ministrat në spote televizive dilnin para shqiptarëve për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që kanë bërë. Miq, ua them unë sot.


Në rast se i bini globit nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, nuk kemi për të gjetur kurrë një njeri të pangopur në vjedhje, si Belinda Ballukun. Dhe natyrisht ju garantoj ju, se çdo qindarkë që vjedh e ndan me Edi Ramën. Pra, çfarë ishte kongresi? Ishte kongresi i kurorëzimit të korrupsionit, i legjitimit të korrupsionit. Tani dy fjalë për ndryshimet, sepse lexoj interpretime të ndryshme, por unë do të ju them ju të vërtetën.


Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Kjo është e vërteta. Sepse ato ndonëse fanatike të verbërta të Edi Ramës, sigurisht nuk arrinin dot të dominonin dot zërin e vërtetë të opozitës në parlament dhe u flakën si limon i shtrydhur.

 

Të fundit