Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Lindita Nikolla do të hetohet, mbylli deputetët në ashensor

Berisha: Lindita Nikolla do të hetohet, mbylli deputetët në

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Kryedemokrati tha për mediat se kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të hetohet pasi i mbylli derën deputetëve ku 5-6 prej tyre u mbyllën në ashensor me urdhër të saj.

Berisha shtoi se në mënyrë klandestine mazhoranca miratoi buxhetin në një lokal, dhe jo në Kryesinë e Kuvendit.

“Kjo ndërtesë përveç kohës së hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga policia dhe garda. Akt i turpshëm. Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtuquajtur krijoi një përpjekje e cila do hetohet, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor në kat të katërt, që ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në kate të parë me urdhër të saj. Kjo tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari. Kanë kaluar në kalandestinitet për miratimin e buxhetin. Kaluan në një klub, lokal dhe aty po miratojnë buxhetin”, deklaroi Berisha.

Të fundit