Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve

Berisha: Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se “të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.”

Deklarata e plotë:

Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.

Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.

Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura.

Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.

E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut?

Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit.

Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia.

Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite brgu.

Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera.

Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.

Jo, jo dale, se këto u injoruan mbrëmë në komente, por do i themi gjërat troç!

Njeriu që do ta mbulonte me blozë për xhepat e vetë Korçën me termocentrale. Po çfarë është lista e mbyllur e Edi Ramës?

Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia.

A është kështu, apo jo?

Më thoni mua. Po pse, vetëm Anila Denaj do të shpqrlajë të gjithë këtë qeveri të korruptuar? Nuk mund të ndodhë kjo.

Ajo është mëkatare e padiskutueshme, por absolutisht Mirela është jo më pak. Ju them unë ju.

Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës.

 

 

Të fundit