Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Loti i 3-të i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pa asnjë urë, pa asnjë tunel kushtoi 9 mln euro kilometri

Berisha: Loti i 3-të i rrugës Qukës-Qafë Plloçë,

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale atë që e cilësoi si kosto “stratosferike” të ndërtimit të rrugëve në vend, duke marrë si shembull lotin e tretë të rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

Gjatë komunikimit, një qytetar ngriti shqetësimin mbi zbatimin e manualit shtetëror të çmimeve për përllogaritjen e fondit limit në investimet publike, duke pyetur nëse këto çmime janë vendosur në shkelje të manualeve ekzistuese apo nëse ato janë ndryshuar me ligj.

Berisha ka theksuar se nëse manualet do të ishin respektuar, rritja e çmimeve të ndërtimit të rrugëve nuk duhet të ishte më shumë se 35% krahasuar me projektet e realizuara para vitit 2013, duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve të materialeve, pagave dhe karburanteve.

Sali Berisha: Pyetje jashtëzakonisht e drejtë. Në qoftë se manualet do të ishin respektuar, duhej që çmimi i ndërtimit të rrugëve, në përputhje me rritjen e çmimit të të gjitha materialeve të përdorura, në përputhje rritjen e rrogave, në përputhje rritjen e çmimit të naftës dhe të gjitha këto, duhet të ishin jo më shumë se 35% më shtrenjtë se sa rrugët që u ndërtuan para vitit 2013, në një kohë kur janë absolutisht 500 gjer në 1200 përqind më shtrenjtë se sa rrugët e ndërtuara para vitit 2013.
Po marr të fundit, loti i tretë i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pa asnjë urë, pa asnjë tunel, 9 km rrugë kushtoi 9 milionë euro kilometrin. Kushtoi aq sa kushtuar kilometri në mesatare i Rrugës së Kombit me dhjetëra ura e tunele dhe 27 metra e gjerë, kundrejt 11 metrave që është rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Këta janë sjellë si barbarë në trajtimin e sigurisë publike. Nuk kanë të ngopur.
Hajduti nuk ngopet kurrë sa më shumë vjedh, aq më shumë do të vjedhë. Këta janë, kështu mund ti kuptoni këta qeveritarë.
Urdhëroni, loti 9 milionë. Kush e bëri këtë? E bëri ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës, pallatit në pajë. Sako 2T. Sako 2T që e ndërtoi pallatin nga themelet gjer në tjegulla dhe e rregjistroi me kompaninë e vet dhe ja dha në pajë bashkëshortes së Edi Ramës, ai merr rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Dhe çmimi nga 73 milionë që ishte prokuruar me çelësa në dorë, shkoi në 330 mln dhe disa thonë edhe 400 milionë, por duhet ta vërtetoj, vetëm e vetëm se ishte Sakoja dhe ndante paratë me Edi Ramën.
Nuk kanë asnjë kriter, asnjë normë përveç të vjedhim sa më shumë.

Të fundit