Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rendit shkeljet në Himarë: Mandati i Tavos qëndron mbi krimin monstruoz elektoral

Berisha rendit shkeljet në Himarë: Mandati i Tavos qëndron mbi

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar pasi PS fitoi zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në bashkinë e Himarës, falë votave të grumbulluara në fshatrat e zonës së Vlorës.

Në një postim ën Facebook, Berisha shkruan se kjo ishte një tjetër grabitje e Ramës pasi rrëmbeu me dhunë mandatin e Fredi Belerit.

Berisha shton se Rama i hoqi të drejtën kushtetuese për të votuar 6153 qytetarëve, për shkak të ID të pavlefshmë dhe ndryshoi qendrat e votimit për qytetarët e tjerë, pikërisht me qëllim vjedhjen e votave.

Postimi:

Grabitja e rradhës!

Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.

Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.

Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.

O sot o kurrë!

Të fundit