Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Marrëveshjen e refugjatëve do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Berisha: Marrëveshjen e refugjatëve do ta çojmë në

Kryedemokrati Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

"Arritjen e një rëndësie të jashtëzakonshme. Po detyrohem të perifrazoj prap veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindit Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik, mediat mbi të betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë.
U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja.
Pra do të përcaktohen gjithnjë.
Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.
Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen.
Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë.
Beteja vazhdon pa kthim."

Të fundit