Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Marshi i sotëm ishte marshi i fitores dhe i dinjitetit të shqiptarëve

Berisha: Marshi i sotëm ishte marshi i fitores dhe i dinjitetit të

Partia Demokratike ka shpërndarë një deklaratë pas përfundimit të marshimit të opozitës në Tiranë, ku kryetari i saj, Sali Berisha, e cilësoi protestën si një moment historik.

“Heronj të vërtetë jeni! Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot,” thuhet në deklaratën e Berishës.

Sipas tij, data 28 shkurt do të “gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit”.

“Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë,” deklaroi ai.

Berisha shtoi se protesta i ka dhënë një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se, sipas tij, qytetarët janë të vendosur për ndryshim.

 

Të fundit