Flash News
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Aksident në aksin “Koplik-Shkodër”, plagosen tre fëmijë, arrestohet i riu
Berisha: Martirët e 2 Prillit ranë për t’u bërë të pavdekshëm në një protestë kundër grabitjes së votës
Lideri i opozitës Sali Berisha është drejtuar me një mesazh gjatë ceremonisë përkujtimore në Shkodër për martirët e masakrës së 2 Prillit 1991, ku regjimi komunist vrau katër martirë të demokracisë.
Berisha: Së pari, duhet të përshëndes dhe të përulem me mirënjohje para familjarëve të martirëve të 2 prillit, të pranishëm në këtë ceremoni.
Të përshëndes demokratet dhe demokratët e Shkodrës, qytetaret dhe qytetarët e këtij qyteti dhe mbarë shqiptarët.
Ne sot nderojmë veprën e pavdekshme të martirëve të votës së lirë, bijve të Shkodrës, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në një protestë kundër grabitjes së votës nga diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia dhe klika e tij.
Protestuesit paqësorë rrethuan atë ditë, më 2 prill të vitit 1991, ndërtesën e partisë së krimit, të bindur se ajo ishte projektuesja, organizatorja dhe ekzekutuesja e aktit të vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve.
Por, protestës së tyre paqësore, diktatori Ramiz Alia dhe falangat e tij në Shkodër, iu përgjigjën me breshëri, nga të cilat ranë për t’u bërë të pavdekshëm 4 martirët e 2 prillit dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë në rrugët dhe sheshet e qytetit.
Të dashur miq, Artan Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka ranë në lule të rinisë së tyre, por sakrifica e tyre u shndërrua në dritë, në rrugën e shqiptarëve për zgjedhje të lira.
Masakra e regjimit komunist në Shkodër jehoi si një barbari në të katër anët e planetit.
Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, qeveritë e vendeve mike, panë te ajo masakër fytyrën e vërtetë të regjimit që pretendonte se po pranonte pluralizmin.