Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Masakra në Shkodër nuk erdhi nga Sigurimi i Shtetit, por nga mafia e shtetit

Berisha: Masakra në Shkodër nuk erdhi nga Sigurimi i Shtetit, por nga

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në tubimin qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, lideri demokrat, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe Edi Ramën për përdorimin e “bandave” për të siguruar kontrollin politik në Shkodër dhe për mbështetjen e tyre në veprime të dhunshme. Sipas Berishës, masakra në Shkodër nuk erdhi nga Sigurimi i Shtetit, por nga mafia e shtetit. 

Berisha: Të dashur miq, Shkodra, ky qytet për kombin i shenjtë, historik, me kontribute të jashtëzakonshme, mbrëmë u përgjak nga banda e qeverisë.
Në historinë e saj, Shkodra ka njohur masakra, ka njohur represione, por ajo ka ditur të rezistojë, ka ditur të triumfojë gjithmonë.
Në nëntor të vitit 1944, Shkodrën e vendosën nën pushtim forcat terroriste komuniste, por Shkodra mbeti bastion kryesor i antikomunizmit në Shqipëri dhe Europë.
Në vitin 1991, falangat e Sigurimit të Shtetit shkrehën breshëritë vdekjeprurëse mbi gjokset e të rinjve të qytetit dhe realizuan një masakër për të cilën morën ndëshkim botëror.
Masakra e djeshme nuk vinte nga Sigurimi i Shtetit, por masakra e djeshme vinte nga mafia e shtetit, një forcë po aq e urryer sa ç’ishte Sigurimi dikur.

Të fundit