Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-mazhorancës: Po përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike, ju pret fati i Sri Lankës

Berisha-mazhorancës: Po përdorni shkencën si mekanizëm

Kryedemokrati, Sali Berisha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë se po vjedhin pronat publike.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Berisha paralajmëroi socialistët se  qeverinë Rama e pret fati i Sri Lankës, duke iu referuar rritjes së çmimeve dhe borxhit publik.

Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e vendeve, jo të OCDE, por OSBE. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero.

Është absolutisht e vërtetë që kemi studiues të shkëlqyer, të cilët mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodh me ju? Shihni pak rrogat e tyre. Ju i keni thënë laboratorit të Ricardo Husman, i cili shkruan për mrekullitë e Edi Ramës pavarësisht se Sri Lanka ju pret, shihni atë dokumentarin e Sri Lankës.

Pse ju them Sri Lanka? Sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ata paguanin Husman, edhe ju paguani Husman. Ju bëtë një joint venture me Sri Lankën. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i Shoqërisë së Hapur të Sri Lankës. Ju garantoj se do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit”, deklaroi Berisha në Kuvend.

Të fundit