Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mban sot ‘Foltoren’ me gratë demokrate, i bashkohet edhe Albana Vokshi

Berisha mban sot ‘Foltoren’ me gratë demokrate, i bashkohet

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot në orën 17:00, ‘Foltoren’ e gratë demokrate të Shqipërisë. Takimi do të mbahet në Hotel Rogner.

Takimit të Berishës do t’i bashkohet edhe deputetja dhe njëherazi kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas Shqiptare (LDGSH), Albana Vokshi. Vetë deputetja ka shpërndarë në faqen zyrtare të saj në Facebook, njoftimin për zhvillimin e ‘Foltores’.

Kujtojmë se edhe në ‘Foltoren’ e të rinjve, Berishës iu bashkëngjit kreu i FRPD-së Belind Këlliçi. Deputeti u shpreh se pjesëmarrja nuk ishte ‘hakmarrje’ për Lulzim Bashën, i cili shpalli zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së pa dijeni të tij, por sepse vetë të rinjtë i kishin kërkuar Këlliçit të ishte prezent.

Të fundit