Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbërrin në selinë blu: Mbi 44 mijë demokratë votuan largimin e peng Bashës

Berisha mbërrin në selinë blu: Mbi 44 mijë demokratë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, nga ku njoftoi se do të japë një konferencë për mediet.

Berisha falenderoi demokratët që votuan referendumin duke deklaruar se ishin mbi 44 mijë që votuan largimin e Lulzim Bshës. Ndër të tjera, Berisha shtoi se revolucioni që sapo ka nisur, nuk ka të ndalur.

“Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës. Jo Basha, po brava ik. Nga drejtimi përfundimtar i forcës politike ky është ndëshkimi më merituar që një person i padenjë për detyrë që një person që detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton partinë si pronë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Nuk ka të ndalur. Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë”, tha Berisha.

Të fundit