Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë

Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK atje ku do të pyetet lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit e tij që ishin mbledhur në SPAK. Me brohoritjet “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”, simpatizantët e shoqëruan Berishën derisa hyri në SPAK.

Berisha dha një mesazh para hyrjes në Prokurorinë e Posaçme. Ai tha se do të denoncojë në SPAK Edi Ramën dhe grupin e tij kriminal, teksa theksoi se opozita do të fitojë.

"Jam sot këtu për t’iu përfaqësuar ju. Për të përfaqësuar shqiptarët. Jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do të fitojmë. Opozita do të fitojë. Fitore", deklaroi Berisha.

Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar

Të fundit