Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mbështesim integrimin evropian, Shqipëria duhet të mbetet në hapësirën perëndimore

Berisha: Mbështesim integrimin evropian, Shqipëria duhet të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikonfirmuar mbështetjen e opozitës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky orientim është vendimtar për të ardhmen gjeopolitike të vendit.

Gjatë një deklarate publike, Berisha u shpreh se PD mbështet procesin e integrimit, pavarësisht kritikave të saj ndaj qeverisjes aktuale, të cilën e akuzon për mosplotësim të standardeve të BE-së.

Ai theksoi se mbështetja për integrimin lidhet me orientimin perëndimor të vendit.

“U kujtohet, jemi së bashku prej tre vitesh kemi deklaruar para shqiptarëve dhe botës se Shqipëria ka një pozicion gjeopolitik jashtëzakonisht të rëndësishëm në rajon. Dhe se përveç kriterit gjeopolitik, me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson absolutisht asnjë kriter tjetër, asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE. Por ne mbështesim integrimin.

Po pse? Se mund të thoni pse e mbështesni. Jo, gjeopolitika është forcë natyrale. Ne nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera. Ne duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore, në hapësirën evropiane. Ndaj dhe ne, duke iu përmbajtur të vërtetës, kemi deklaruar se përveç kriterit gjeopolitik, nuk plotëson asnjë kriter, por ne mbështesim integrimin e Shqipërisë”, deklaroi kryedemokrati.

Të fundit