Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbledh aleatët: Shteti është gozhduar se Balluku nuk jep dorëheqjen, po modifikohen provat

Berisha mbledh aleatët: Shteti është gozhduar se Balluku nuk jep

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur në një takim në selinë blu aleatët.

Në fjalën e tij, Berisha iu referua kërkesën së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kur tha se shteti ka një muaj që është gozhduar sepse Belinda nuk jep dorëheqjen.

“Ky takim sot, ndër të tjera synon t’u shprehë mbështetje të plotë atyre që zbatojnë ligji në këtë vend. Dhe, opozita ka qenë, është dhe do mbetet e përcaktuar për shtetin ligjor, Kushtetutën si kuadri më i mirë për respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Imagjinoni kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet. Mos harroni, një zv/kryeministër, pa e kërkuar prokuroria dhe pa u paraqitur një kërkesë për hetim, dorëzoi mandatin dhe postin dhe ky ishte Ilir Meta sapo doli një dokument 100% i manipuluar. Fatmir Mediu, për një çështje që ishte absolutisht e aparatit ushtarak, dha dorëheqjen nga posti dhe u paraqit para hetimit.

Tani ka një muaj që shteti është i gozhduar, sepse Belinda Balluku nuk jep dorëheqjen, ndërsa Rama bën hapin e turpit: e çon çështjen në Kushtetuese dhe merret një vendim i padëgjuar. Ka 10 ditë që po modifikohen provat. Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar arrestimin e saj si kusht për të mbrojtur interesin publik”, deklaroi Berisha.

Të fundit