Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mbrëmë, Edi dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës

Berisha: Mbrëmë, Edi dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama dhe vëllai I tij Olsi, mbrëmë për herë të pare pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës.

Në fjalën që mbajti në tubimin qytetar që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se ata deklaruan me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit.

Berisha: Mbrëmë për herë të parë, Edi Rama dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës.

Ata deklaruan në studio me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, vërtet ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit.

Paçka se Olsi ishte mburojë e grupit.

Paçka se Olsi ishte një me kreun e grupit, Genti Xhixha.

Të gjitha këto, megjithatë mbrëmë u detyruan të pranojnë.

Dhe pse pranuan? Se Gaz Bardhi u nxori dosjen hetimore të prokurorisë.

Dhe ajo dosje ka dokumente të tmerrshme, ndaj dhe ata u përpoqën të justifikojnë se e kemi njohur, por nuk kemi marrë pjesë në ta.

Olsi, njësoj si Edi u betua se ata që më njohin mua për çun të mirë, e dinë që nuk mund të merrem me atë punë.

A nuk u thoshte Edi Rama shqiptarëve se unë dy metër burrë nuk mund të vjedh se nuk ka hajdut dy metër.

Këta janë kriminelë miqtë e mi.

Hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë këta të dy janë.

Dhe këta, ju garantoj se janë të gatshëm të shfarosin këtë vend për pasurimin e tyre kriminal.

E votoj unë, thoshte Edi Ramën, se mezi po...

Çfarë mezi po? I ka dhënë 37 mijë metër katror tokë për biznesin e tij, Edi Rama-Olsi Ramës.

Këta e kanë Shqipërinë, çifligun e baballarëve të tyre.

Këta nuk kanë normë as standard.

Miq, po nuk i kapëm për zverku, këta nuk ikin kurrë.

Këta nuk ikin kurrë.

Të fundit