Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mbrëmë u arrestua një tjetër kryetar opozitar, Sindikata do të luftojë këtë regjim

Berisha: Mbrëmë u arrestua një tjetër kryetar opozitar,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në konferencën e Sindikatave të Bashkuara, ku gjatë fjalës së tij theksoi se Sindikata e Bashkuar e Pavarur e Shqipërisë, ashtu siç ka udhëhequr përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe demokraci në të kaluarën, do të vazhdojë të jetë në krye të përpjekjeve për të "çliruar" Shqipërinë nga kjo qeverisje.

Ai e kritikoi ashpër qeverinë, duke i kujtuar se gjatë vitit elektoral, ajo urdhëroi arrestimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare. Po ashtu, Berisha shtoi se mbrëmjen e djeshme një tjetër kryetar partie opozitare ishte arrestuar në mënyrë brutale në lokalin e tij.

"Është një nder i veçantë t’u përshëndes ju sot në këtë konferencë dhe të shpreh bindjen se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, sikundër në të shkuarën që qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do qëndrojë në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që ka pllakosur Shqipërinë.

Nga ky regjim që riktheu në Shqipëri burgosjet politike, persekutimin politik. Nga ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë. Nga ky regjim që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh normë as moral kur vjen puna për të grabitur, plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, buxhetin dhe për t’i zhytur ata gjithnjë e më thellë në mjerim.", tha Berisha. 

Të fundit