Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbyll fushatën në Shkodër: Rama tentoi të rikthejë diktaturën, 6 marsi përgjigje shkatërrimtare për të

Berisha mbyll fushatën në Shkodër: Rama tentoi të

ish lideri i PD, Sali Berisha mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë viteve të fundit tentoi të rikthejë diktaturën, Berisha garanton se zgjedhjet e së dielës do të jenë një përgjigje shkatërrimtare për të

“Kjo fushatë ishte një betejë për shpëtimin e opozitës, ishte një betejë kundër një njeriu i cili faktohet me qëndrimet e tij armik i egër i Shkodrës dhe lirisë së shqiptarëve. Dhe ky njeri është Edi Rama. Ai bëri gjithçka që t’i ndalojë kohën Shkodrës në këto 8 vite. Por përsëri dështoi. Shkodra është një mrekulli e pashoqe për shpirtin e njerëzve të saj, qytetarëve të saj, por një mrekulli e pashoqe e zotit, e natyrës.

Beteja me Shkodrën është betejë e humbur. Beteja e Edi Ramës i cili ishte sot përsëri këtu sepse ka humbur për shkak të problemeve psikike që ka, nuk ka koherencë, përndryshe ai nuk do të vinte kurrë më në Shkodër, me ndërprerjen e fondeve që i ka bërë Shkodrës, me mashtrimet e mëdha, me përpjekjen e tij për të rikthyer, rehabilituar ish-xhelatët e diktaturës komuniste.

 Edi Rama ishte sot këtu por nuk kërkoi asnjëherë ndjesë për firmën e të atit, për varjen e poetit në vitin 1988. Edi Rama bëri gjithçka në këto vite të rikthejë hijet e zeza të diktaturës komuniste. Por 6 marsi është përgjigjja më shkatërrimtare e Shkodrës për përpjekjet e tij. Me 6 mars, Shkodra voton për qytetarët e saj, voton për një pranverë shprese të madhe, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë, voton për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizmit në Shqipëri. Voton për të çelë dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të cilat kanë një rëndësi vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët", u shpreh Berisha. 

Të fundit