Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Më 11 maj qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik

Berisha: Më 11 maj qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë ftohen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me qytetarët e Beratit ka bërë thirrje për mobilizim të plotë në prag të 11 majit, të cilësuar prej tij si një ditë vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

Duke u ndalur te pasojat e 12 viteve qeverisje nga mazhoranca aktuale, Berisha theksoi nevojën urgjente për ndryshim dhe për rikthimin e shpresës te qytetarët shqiptarë.

Berisha: E diela është nesër. Në duart tona është më afër se kurrë. Më e sigurt se kurrë fitorja e çdo opozitari dhe çdo shqiptari që ndjen në dejet e ti, gjak shqiptar, në shpirtin e tij përgjegjësinë ndaj Beratit, Skraparit, Dimalit, Shqipërisë. Më 11 maj qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik.

Në vendimin e tyre më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që varfëroi ata nga viti në vit 12 vite më radhë. Në mënyrën më të pamerituar la klasat e shkollave tona pa nxënës, shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh, të moshuarit në vetmi të thellë.

Asnjë nga ne, kurrë nuk mund të imagjinonte një Shqipëri të tillë në vite lirie. Por kjo është realitet. Ta shpëtojmë këtë vend, ta ndalim këtë të keqe me vetëdijen tonë, me atdhetarinë tonë.

Të fundit