Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Me firmën e Ramës dhe Veliajt u shpenzuan nga buxheti i shtetit 200 mln euro, por asnjë incenerator nuk punon

Berisha: Me firmën e Ramës dhe Veliajt u shpenzuan nga buxheti i

Berisha: Çdo shqiptar e ka marrë vesh se vjedhja me inceneratorët ishte vjedhje e shekullit.

Se gjer tani, me firmën e Ramës dhe Veliajt janë shpenzuar nga paratë e buxhetit të shtetit 200 mln euro dhe asnjë incenerator nuk punon.

Se gjer tani për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës janë shpenzuar 130 mln euro. Gjer tani as gjurma e tij nuk ekziston.

Për këtë krim janë arrestuar zyrtarë, është arrestuar edhe ndonjë ministër, por problemi është se nuk është gjetur asnjë qindarkë e vjedhur.

Problemi është se çdo muaj djegësi i Tiranës gllabëron 1-2 mln euro, paçka se është në sekuestrim dhe kjo shkallë e tmerrshme indiference ndaj 130 mln eurove, këto pagesa të përmuajshme, këto ndodhin vetëm e vetëm se në këto 130 mln euro janë duart e zeza të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Këto pagesa bëhen, sepse sipërmarrja është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Kjo është vetëm një nga ato vjedhje.

Po çfarë ndodh me sterilizimin që bëhet me një kosto 83 herë më të lartë. Vazhdon njëlloj pavarësisht se është sekuestruar, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Po pse kjo, sepse aksioner kryesor është vetëm Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Kurse Dumanët kjo racë e shpifur fundërrinash njerëzore, me një qëndrim kriminal e dinë kush i mori paratë dhe nuk guxojnë të prekin 1 qindarkë prej tyre. Përkundrazi ushqehen si derra me paratë e vjedhura.

Ndaj dhe janë zhdukur 130 mln euro, nuk kthehet asnjë qindarkë, janë zhdukur 76 mln euro me sterilizimet, nuk kthehet asnjë qindarkë.

Vidhet me rrugë, ndërtohen rrugët me çmim 10-15 herë më të shtrenjtë. Vazhdon njëlloj.

Të dashur miq!

Në 8 vite u ndërtua Rruga e Kombit, me dy tunele 11 kilometra.

U ndërtua autostrada e Elbasanit me dy tunelet mbi 5 km.

U ndërtuan autostrada dhe superstrada nga Hani i Hotit në Gjirokastër.

Akoma nuk përfundon unaza e Tiranës, 17 kilometra sepse në çdo lot do të vjedhin të paktën  80% të tyre.

 

Të fundit