Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me grupin konservator në KE: Rama ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

Berisha me grupin konservator në KE: Rama ka instaluar pajisje DPI për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para grupit konservator në Këshillin e Evropës, ku ka ngritur shqetësime lidhur me kontrollin e qeverisë mbi mediat, kufizimin e komunikimit në internet dhe bllokimin e platformave si TikTok.

Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e vëzhgimit ndërkombëtar gjatë proceseve zgjedhore, duke vënë në dukje kufizimet e vendosura ndaj komunikimit të lirë dhe kritikave ndaj qeverisë.

"Ne kemi zgjedhje.
Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.
Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.
Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit", tha Berisha. 

Të fundit