Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha më i ndjekuri edhe në TikTok, lë pas jo vetëm Ramën, por edhe Berlusconin

Berisha më i ndjekuri edhe në TikTok, lë pas jo vetëm

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi një ditë më parë hapjen e kanalit të ri në TikTok.

Në vetëm 24 orë, është vënë re një interaktivitet i lartë në profilin e Berishës. Postimi i tij i parë në TikTok ka marrë 315.000 shikime deri tani. Krahasuar me postimin e parë të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka hapur më herët llogarinë, socialisti ka 79.000 shikime.

Në postimin e Berishës janë rreth 2.000 komente, numë ky që tejkalon bindshëm komentet që merr Rama në postimet e tij.

Po ashtu, Berisha regjistron rreth 600 komente më shumë se video e Berlusconit ku shfaqet duke folur me futbollistin e famshëm Zlatan Ibrahimoviç. Berlusconi numëron aty rreth 1.400 komente.

Të fundit