Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me intelektualët: 7 korriku ishte një stacion, opozita është në këmbë!

Berisha me intelektualët: 7 korriku ishte një stacion, opozita

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një me intelektuale mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm në vend. Ai u ndal te protesta e 7 korrikut, ndërsa tha se opozita tashmë është në këmbë. Gjithashtu shtoi se 7 korriku ishte vetëm një stacion dhe se të tjerë do të vijnë.

“Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet.

Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme”, tha Berisha.

Ky i fundit akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor çdo gjë për të mbajtur pushtetin.

“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes.

Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj”, shtoi kryedemokrati.

 

 

Të fundit