Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me Kryesinë: PD po shkon drejt protestës së 7 korrikut me një koalicion të gjerë

Berisha me Kryesinë: PD po shkon drejt protestës së 7 korrikut me

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për protestën e 7 korrikut. Në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në selinë blu, ai deklaroi se PD po shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë.

Teksa vuri theksin te rëndësia që ka protesta, Berisha u shpreh se kanë nisur përgatitjet.

Kryetari i demokratëve kërkoi intesifikimin e punës që protesta të shprehë shqetësimet dhe problematikat e mëdha që kanë sot qytetarët.

“Jo si një protestë e PD, por e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD në organizimin e kësaj është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare.

Kanë filluar aktivitetin, takimet por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

 

Të fundit