Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha me kryetarët e degëve të PD-së: Zgjedhjet ishin një farsë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon sot një takim me drejtuesit e degëve të PD-së në qarqe dhe rrethe, ku u ndal gjerësisht tek procesi zgjedhor i fundit, duke e cilësuar atë si “një farsë të organizuar nga regjimi autoritar i Edi Ramës”.
Berisha deklaroi se në 33 vite pluralizëm politik, vendi nuk kishte parë një dhunim kaq të hapur të votës së lirë, ndërsa akuzoi qeverinë për përdorim masiv të burimeve shtetërore dhe përfshirje të bandave kriminale në proces.
Sipas tij, procesi zgjedhor u zhvillua nën terror politik ndaj opozitës, duke përmendur arrestimet e drejtuesve të partive opozitare dhe rastin e kryebashkiakut të Himarës.
Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorim elektoral të fondeve publike, përmes shpërndarjes së parave për pensionistët, faljes së gjobave e rritjes së subvencioneve në bujqësi.
Në fjalën e tij, Berisha foli edhe për atë që e quajti “kontroll total të qeverisë mbi mediat”, duke e cilësuar këtë si “një nga armët më të rrezikshme të diktaturës autoritare të Ramës”.
PJESË NGA FJALA
Berisha me kryetarët e degëve të PD-së: Zgjedhjet ishin një farsë. Fusha e garës ishte krejt e pabarabartë
Së pari, ju përshëndes përzemërsisht ju, të nderuar drejtues të degëve të PD, Tiranës, qarqeve, rretheve.
Përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë anëtaret dhe anëtarët tanë, mbështetëset dhe mbështetesit tanë në Shqipëri dhe kudo që janë.
Ne mblidhemi në këtë takim në një situatë të paprecedentë në 33 vite të pluralizmit politik në Shqipëri.
Në një situatë ku regjimi apo diktatura autoritare e instaluar, shpalosi me gjithë shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve.
Shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimin në qindra dhe mijëra herë të ligjit elektoral shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar të zgjedhjeve të drejta.
Shpalosi përdorimin e të gjitha potencialeve të shtetit për të grabitur votën e shqiptarëve.
Por shpalosi hanxharët e të gjitha bandave kriminale aleate të qeverisë për të mos lejuar shqiptarët të votojnë të lirë.
Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme dhe me çdo kusht dhe çdo çmim ai do të qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.
Ne vijmë në këtë takim pasi ju, anëtarët, mbështetësit, simpatizantët tanë derdhën lumenj djerse me ndershmëri, me sakrifica për një proces zgjedhor që vendi duhej të kishte.
Me çfarë u përballën ata dhe ju?
Ata u përballën së pari me një politikë terrori ndaj opozitës.
Edi Rama, në traditën e babait të tij xhelat, në vitin elektoral arrestoi si persona nën hetim, pa asnjë fakt penal, liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri nën ndjekje penale të tretin.
Një akt të tillë e ka bërë identik Zajedi i Tunizisë, i cili në vitin elektoral arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare. Se edhe Zajedi e ka opozitën.
Arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të fituar në zgjedhje aq sa deshi.
Jo vetëm kaq, por terrori politik ndaj opozitës u shpreh qartë me shëmtinë e tij me marrje mandati të kryetarit të bashkisë së Himarës. Me marrjen e mandatit, duke montuar proces false, duke u vërtetuar që ai gjoja kishte paguar në një klub në Himarë, në atë moment ndodhej në Vlorë.
Burgosën deputetin vetëm e vetëm se u tha shqiptarëve të vërtetën se i vëllai i Fatzi Xhafës, i dënuar në Itali, jetonte i qetë dhe drejtonte trafiqet nga Vlora, Gerondi.
Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan se në periudhën e ndaluar me ligj, Edi Rama dhe ministrat e tij organizuan 4500 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndikuar tek zgjedhësit, tek vota.
Që të gjitha këto, buxhet i qytetarëve shqiptarë.
Në zgjedhje u përdorën të gjitha burimet dhe potencialet tashmë të certifikuara, të dokumentuara.
Shpërblimi apo dhurata prej 100 eurosh për pensionistët.
Falja e gjobave dhe kamatave prej 200 e sa milionë euro.
Rritja me 8 herë e subvencioneve për fshatin.
Punësimi i përkohshëm në dhjetëra e dhjetëra raste.
Krahas këtyre, ju jeni dëshmitarë se policia politike elektorale e patronazhistëve, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, u vërsul me egërsi që të kontrollonte vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.
Në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, u shpërndanë 183 licenca për të mbjellë 28 mijë hektarë kanabis kundrejt vetëm 200 hektarë që parashikon ligji.
Të gjitha këto bënë që vëzhguesit ndërkombëtarë të qëndrojnë me ndershmëri, me integritet në anën e zgjedhësve shqiptarë.
Të gjitha këto janë deklarata të tyre.
Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë.
Se fusha e garës ishte krejt e pabarabartë.
Por po t’u shtojmë këtyre një faktor po kaq madhor sa të gjithë këta të tjerët, kontrollin qeveritar të 90 përqind të medieve, nga i cili qytetarët shqiptarë nuk morën dot informacionin, u mashtruan.
Ky kontroll i medieve është një nga armët, dhe ndoshta arma më e rrezikshme e diktaturës autoritare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve.
Do t’u jap vetëm një moment, në kulmin e skandaleve të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, 90 përqind e medieve qeveritare censurojnë dhe nuk japin lajme.
Dje shumica e tyre anuloi emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër.
Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë për këtë. Duhet të dëgjojnë për çdo gjë tjetër, por jo për atë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38