Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Më të vendosur se kurrë për të përmbysur narkodiktaturën

Berisha: Më të vendosur se kurrë për të përmbysur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita është më e vendosur se kurrë për të përmbysur atë që ai e cilësoi si “narkodiktaturë”, duke akuzuar qeverinë se ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale dhe ka mbyllur çdo hapësirë për opozitën.

Në fjalën e tij, Berisha tha se qeveria ka përdorur burimet shtetërore, paratë publike dhe strukturat e administratës për të ndikuar proceset zgjedhore, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për censurë, kapje të mediave dhe pasurim të qeveritarëve në kurriz të qytetarëve.

"Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët. Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës. Të gjitha duke besuar se Shqipëria pa opozitë është projekt që do e realizojë së shpejti. Po ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbytëm etërit e tij 35 vjet më parë", deklaroi Berisha.

Të fundit