Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mediat qeveritare censurojnë takimet e PD-së me diasporën, po përgatiten takime të tjera

Berisha: Mediat qeveritare censurojnë takimet e PD-së me

Kreydemokrati Sali Berisha deklaroi se mediat pran qeverisë po censurojnë takimet e PD me diasporën.

Berisha tha se takimet me emigrantët do të vijojnë dhe se do të bëhet çdo përpjekje për t’i bërë pjesë të zgjedhjeve të 2025-ës.

“Vendimet për tu marrë me të ardhmen, sapo do të merren, do të ua komunikojmë, medieve të parën. PD-ja ka organizuar një seri takimesh, por problemi është se mediat qeveritare ja censurojnë. Ne realisht kemi organizuar takime në vende të ndryshme, në SHBA, Itali, Greqi, Britaninë e Madhe. Natyrisht që nuk e mohoj se mundësitë tona financiare janë modeste, por këto nuk do të na pengojnë, dhe nuk mund të na pengojnë ne pa takuar diasporën në mënyrat më intensive.

Ndërkohë po përgatiten takime të tjera për të tërhequr mendimet e tyre, për të ftuar ata të marrin pjesë dhe po bëjmë një përpjekje të madhe për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe për ti ftuar ata të marrin pjesë në procesin e votimit”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit