Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet, Ramën do ta përjashtojmë nga Shqipëria

Berisha: Mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet, Ramën do ta

Kryedemokrati Sali Berisha ia bëri të qartë kryeminsitrin Rama se nuk do të lejojë që PD të përjashtohet nga zgjedhjet.

Nga protesta, Berisha u shpreh se është Rama ai që do të përjashtohet nga Shqipëria, teksa nënvizoi se revolucioni ka misionin e madh të demorkacisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.

Berisha i bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen revolucionit.

“Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera.

Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve. Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.

Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha Berisha.

Të fundit