Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha merr pjesë në festën Kombëtare të Greqisë në Tiranë

Berisha merr pjesë në festën Kombëtare të Greqisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, e cila u organizua këtë të martë në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë foto nga ky aktivitet dhe ka treguar se gjatë pritjes ka takuar deputetë, politikanë, udhëheqës të Kishës Orthodokse, si dhe përfaqësues të njohur të komunitetit grek në Shqipëri.

"Ishte një kënaqësi të merrja pjesë në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, organizuar nga Ambasadorja e këtij vendi, H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse dhe përfaqësues të minoritetit grek," – shkroi Berisha në postimin e tij.

Të fundit