Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh intelektualëve: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja juaj po e ndihmon regjimin

Berisha mesazh intelektualëve: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh intelektualëve shqiptarë, nga Foltorja e mbajtur para Kryeministrisë.

Berisha iu bëri thirrje intelektualëve të dalin nga zona e konformit dhe të reagojnë, pasi nënshtrimi është një gabim i pafalshëm dhe heshtja ndihmon regjimin.

“Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.

U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm. Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh”, deklaroi Berisha.

Të fundit