Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh qytetarëve pak para protestës: Sot qytetarët ngrihen me dinjitet, Shqipëria nuk hesht më!

Berisha mesazh qytetarëve pak para protestës: Sot qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për qytetarët që t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës, e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në ora 19.00 para kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se protesta do të jetë një reagim qytetar kundër korrupsionit dhe qeverisjes aktuale, duke e cilësuar atë si një regjim që, sipas tij, mbron abuzimet përmes pushtetit politik.

Sot në 19:00, qytetarët ngrihen. Jo me dhunë, por me dinjitet. Kundër korrupsionit, kundër frikës, kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre me 83 mandatet e grabitura. Shqipëria nuk hesht më!”, shkruan Berisha.

Kjo thirrje vjen pak orë përpara nisjes së protestës, e cila është paralajmëruar prej ditësh nga opozita si një reagim ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

 

Të fundit