Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kryebashkiakja e PS në Kurbin ka areduar zyrën me 160 mijë euro

Berisha: Kryebashkiakja e PS në Kurbin ka areduar zyrën me 160

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se OSBE ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur 200 milionë euro.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Kurbin, në mbylljen e fushatës në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu.

Berisha akuzoi  kryebashkiaken e Kurbinit, që sipas tij ka arreduar zyrën me 160 mijë euro.

Do ta nis me një përshëndetje për Behar Haxhiun, sepse që në hapat e parë i kalli datën, i futi lepurin në bark njeriut që kalon nga sheshi në shesh, me një fjalor ordiner dhe mbeti duke e cituar Beharin, por tani dy fjalë do t’ja them këtu.

Edi, Behari është një njeri punëtor. Të dy keni qenë qeveritar vendor. Behari komunën e Milotit dhe ti bashkinë e Tiranës. Kur u largove, raporti i OSBE-së të akuzoi se ke vjedhur 200 milionë euro dhe i ke fshehur në offshore. Të lash gojën kur përmend Beharin.

Ndërtove një administratë që bojkotoi tërësisht qytetarin dhe nga mëngjesi deri në darkë punonte sit ë vidhej qytetari. Çdo pallat të rindërtuar e ka ndërtuar me procedurë të përshpejtuar dhe me 99.7 % të vlerës. A mundët kryetarja e Kurbinit ta arredojë zyrën me 160 mijë euro? Këta janë një sekt që nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarin”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit