Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh Yuri Kim: Nuk lejoj të huaj që të diktojë kryetarin e një force politike në këtë vend!

Berisha mesazh Yuri Kim: Nuk lejoj të huaj që të diktojë

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk mund të lejojë që një i huaj të diktojë kryetarin e një force politike.

I ftuar në Rtv Ora, Berisha tha se kushdo që do të tentojë, do të jetë tentativë e dështuar.

Berisha: Nuk mund të lejoj që një i huaj të përzihet dhe të diktojë kryetarin e një force politike sa ky vend është sovran. Këtë në mënyrë kategorike e refuzoj dhe secili që e tenton do të dështojë.

Unë synoj vetëm bashkimin në PD-të, por zgjidhje individuale të emëruar nga Basha, që nuk gjejnë veten, janë të mirëpritur nëse duan, sepse ne nuk përjashtojmë. Lulzim Basha ka të drejtë të plotë të kandidojë për kryetar partie. Këtë po e garantoj. Basha nuk është kryetar zyrtarisht, është vetëm për Ramën dhe guvernatoren. Ne e kemi shkarkuar.  

 

 

 

Të fundit