Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mesazhet që Lubia i dërgonte Berberit ishin të diktuara nga Rama

Berisha: Mesazhet që Lubia i dërgonte Berberit ishin të diktuara

Nga oborr i Parlamentit, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se të gjitha mesazhet që zv.kryeministrja i kishte dërguar Evis Berberit, ishin të diktuara nga Rama.

“Lexoni pak mesazhet që Lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj dhe ne duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati tha se shumë shpejt do të nisin betejën ndaj kryeministrit Rama.

“Por ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria. Kundër këtij personi që ka marrë përsipër të transfigurojë familjen shqiptare për konceptet që ka për familjen.

Kësaj klike sorosiane, se edhe ajo që ka prurë ligjin, është produkt laboratorik i Sorosit, po, po ajo ministrja që merr përsipër të sjellë një ligj të tillë. Kështu që beteja jonë është me një person dhe vetëm një person dhe ky është Edi Rrama. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më”, tha Berisha.

Të fundit