Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mete u largua se nuk firmosi akte të mëdha korrupsioni, si dhënia me koncesion e Thesarit

Berisha: Mete u largua se nuk firmosi akte të mëdha korrupsioni, si

Berisha: Miqtë e mi, po largimi i Metës nga Financat?
Iu them unë ju, ai nuk është pa kusure.
Ai mund të ketë kusure të mëdha në AMF. Ai e verboi në një akt kriminal faqen e Thesarit të Shtetit për të fshehur vjedhjet që bënte Edi Rama dhe kompania e tij.
Por disa firma nuk i firmosi.
Nuk firmosi disa akte të mëdha madhore korrupsioni, siç ishte dhënia me koncesion e Thesarit, siç ishte privatizimi i Kaskadës së Drinit, etj.
Ai largohet pa u thënë shqiptarëve një fjalë të vetme po pse ikën ky.
Sa i përket shkollimit, duhet ta dini ju, ai kishte shkollim sa gjithë qeveria e Edi Ramës e marrë së bashku. Po, e kishte atë.
Atëherë a nuk është kjo Metamorfozë tipike, se si padrino në shpellë u thotë me gisht, ti këtu, ti atje, dhe kodi i heshtjes, Omerta...
Po ai që vjen? Atë Petrit Malajn, le që e ngatërruan masivisht me artistin, se nuk e njihte... e njihte Belinda se kishte një vit që bënte shkollën e saj.
Dhe Belindës dhe Edi Ramës i duhej idioti i dobishëm për të firmosur për të gjitha vjedhjet e tyre.

Të fundit