Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mijëra shqiptarë kanë humbur jetën nga ilaçet kallpe

Berisha: Mijëra shqiptarë kanë humbur jetën nga

Berisha: Shqipëria u invadua nga ilaçe të importuara nga stoqe, po të mos thonë edhe placebo, pa efekte, nga prodhimet e Tom Doshit dhe importet e Vilma Nushit, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e jetëve të mijëra e mijëra shqiptarëve.
Duke rrënuar në mënyrë përfundimtare sigurinë e ilaçeve në Shqipërinë, faktikisht sigurinë jetike të mjekimit të të sëmurëve.
Por nuk ka dyshim se sektori i shëndetësisë në raport me shëndetin dhe jetën është edhe sektori më delikat.
Në këtë kuadër, ka edhe mjekë, por edhe infermierë të cilët shkelmojnë parimet e humanizmit dhe ata që shkelin Betimin e Hipokratit, pa dyshim meritojnë të humbasin diplomat dhe të ndëshkohen me ligj.
Por miqtë e mi, në qoftë se në Shqipëri hynë ilaçe kallpe, kjo nuk është përgjegjësi e mjekëve. Kjo nuk është përgjegjësi e infermierëve.
Kjo është përgjegjësi e qeverisë direkt, e ministrit të shëndetësisë dhe Edi Ramës.
Në qoftë se në Shqipëri për vite nuk funksionon aparatura e radioterapisë, brakioterapia jetike për sulmin, dominimin dhe kufizimin e neoplazive të gjirit, ky është një krim kundër njerëzimit, i kryer nga qeveria, i kryer nga drejtoria e spitalit, ministria dhe kryeministria.
Nuk janë mjekët ata të cilët mund të sigurojnë aparatura, është qeveria që ka detyrim absolut të garantojë funksionimin e pandërprerë, të garantojë rifunksionimin e tyre.
Është qeveria e cila është e detyruar të garantojë sigurimin e pandërprerë me ilaçe.
Është krim i shëmtuar të mungojë jodi muaj dhe vite. Të mungojnë ilaçet më themelore të sëmundjeve neoplazike sepse paratë vidhen.

Të fundit