Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ministri i Brendshëm u votua si ylli i burgut, kjo është Koreja e Jugut

Berisha: Ministri i Brendshëm u votua si ylli i burgut, kjo është

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi votat e burgut, që masivisht votuan PS-në.

Ai iu referua ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, kur tha se është votuar si yll i burgut duke e krahasuar në këtë rast vendin me Korenë e Jugut.

“A e morët vesh ju sa votuan në burgje? Ministri i brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felajn në burg. A ka vend në botë që votohet ministri i brendshëm përveçse në Shqipëri?

Se është bandit si ata se nuk ka mundësi.

Kjo duhet të jetë temë në të gjitha studiot.

Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i burgut. 99 përqind e të burgosurve votojnë për PS-në. Rroftë partia që na burgosi.

A e kuptoni ju se çfarë zgjedhjesh janë këto?

Kjo është Koreja e Veriut. Prisni se do dëgjoni, por ama beteja për votën e shqiptarëve është betejë absolute. Do jetë betejë fitimtare.

Edhe njëherë, thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë.

Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim”, tha Berisha.

 

Të fundit