Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ministri i jashtëm grek bëri marrëveshje të fshehtë me Ramën, është puro shqiptar

Berisha: Ministri i jashtëm grek bëri marrëveshje të

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal te çështja e varrezave greke. I ftuar në emisionin ‘Log’, Berisha tha se dikur, para ministres Dora Bakojanis, ai e kishte refuzuar që në Korçë të ndërtoheshin varre greke.

Sipas Berishës, ka qenë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, që sipas tij është shqiptar i cili ka nënshkruar një marrëveshje. Ish-kryeministri thekson se në të është përmendur dhe fshehja e rrënjëve greke nga Rama.

“Në Korçë i kam thënë Bakojanisit që nuk mund të ketë varreza. Në Kosinë u morën kocka fëmijësh për ushtarë grek. Ishin tregtinë të ulëta që bënin ata në terren. Por Edi Rama firmosi që të fillojë nga Llogaraja gjer në Pogradec. E ke me marrëveshje. Nikos Dendias që është shqiptar puro, bëri një marrëveshje të fshehtë me Ramën. Ai i ka përmendur dy gjëra. Rrënjët greke që Rama i fsheh. Se Dendias nuk është grek por i natyralizuar”, tha Berisha. 

Të fundit