Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Miqtë tanë në Strasburg po presin protestën e dytë

Berisha: Miqtë tanë në Strasburg po presin protestën e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë qëndrimit në Strasburg, përveç pjesëmarrjes në seancat dhe diskutimet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, opozita zhvilloi edhe takime të rëndësishme me drejtues komisionesh dhe personalitete të larta të kësaj Asambleje.

Sipas Berishës, në këto takime opozita gjeti mirëkuptim të plotë, ndërsa jehona e protestës së zhvilluar nga opozita shqiptare ishte e fuqishme dhe e pritur me interes nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për një “akt puçist”, duke thënë se ka bllokuar Parlamentin për të mbrojtur veten dhe për të penguar shqyrtimin e një dosjeje të rëndësishme.

Berisha: Natyrisht krahas mbledhjeve, në grup, krahas fjalimeve, ndërhyrjeve, diskutimeve, ne patëm dhe takime të rëndësishme me drejtues të komisioneve, me personalitete drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Takime në të cilat ne gjetëm mirëkuptim të plotë. Jehona e protestës ishte e fuqishme. Pritej nga miqtë tanë protesta e dytë, po me aq insistim sa ç’pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë.

Dhe unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe aktin e Edi Ramës, aktin puçist, me të cilin ai bllokoi, me të cilin ai për të mbrojtur veten e tij, bllokoi parlamentin dhe nuk lejoi shqyrtimin e dosjes.

Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim.

Opozita është në këmbë, është e vendosur të përballet dhëmb për dhëmb me këtë regjim të turpshëm. Me këtë regjim kriminal. Me këtë regjim kleptokratik. Me këtë narko-regjim. Ndaj dhe ftoj opozitën dhe opozitarët ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë. Shpresa e vetme është opozita dhe ajo nuk do zhgënjejë.

Të fundit