Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mirënjohje partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen, BE i nxorri Ramës kartonin e kuq

Berisha: Mirënjohje partnerëve ndërkombëtarë për

Teksa foli për protestën e 20 shkurtit, kreu i PD Sali Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë ndaj opozitës.

Berisha tha se ndërkombëtarët i dhanë Ramës “kartonin e kuq” duke ja bërë të qartë se nuk do të tolerojnë asnjë ndërhyrje për hir të Belinda Ballukut.

“Jemi shumë mirënjohës partnerëve të cilët të befasuar nga qëndrimi i Edi Ramës, de fakto një vetëakuzë e plotë për veten e tij, bën një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm.

Nuk mund të kishte reagim më emergjent dhe të fuqishëm, se sa Edi Rama të thirrej nga numri 1 i BE-së dhe t’i nxirrej kartoni i kuq. Nuk mund të kishte qëndrim më të prerë, se sa mëngjesi, takimi me ambasadorët e vendeve kryesore, ku në fakt nuk u la të dërdëlliste. E them haptas këtu. Unë nuk mund të bëhem zëdhënësi i takimeve, por mund t’ju them që nuk e lanë të dërdëlliste.

I thanë të kemi thirrur për këto e këto. I thashë se, nuk tolerojmë në mënyrë absolute asnjë ndërhyrje, ky është mesazhi i Brukselit, në çështjet e drejtësisë, asnjë pengesë.

Së dyti, shkarkoje menjëherë Lubinë dhe nuk të pranojmë shkarkimin e saj me rikompozim të qeverisë. Jo. Ajo do të largohet si delinkuente, si një njeri që ka kryer krime. E treta. Dyert e Mynihut, konferencës më kryesore në botë, ia përplasën në surrat”, deklaroi Berisha.

Të fundit