Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan

Pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është drejtuar në selinë e PD-së nga ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, tha ai.

Më tej, Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj punës së komisionerëve, për të cilën ai thekson se është bërë një punë e drejtë sipas ligjit.

I pyetur se si i duket procesi i deri tanishëm, kreu i PD-së tha se,“kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjuj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar çdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”.

Të fundit